E pabesueshme, nuk ju shkon ndërmend kush nga zyrtarët e lartë shqiptarë pëlqen "s'bëj transport nën 100 kile" të Noizyt

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:19 08-07-2017

Një ditë më parë reperi i njohur Noizy lansoi këngën më të re të titulluar “100 kile”.

Kënga u klikua në masë sapo u hodh në youtube, e nga ana tjetër shumë miq të reperit shpërndanë linkun e këngës së tij më të re në shenjë promovimi.

Në Instagram edhe vëtë Noizy ka publikuar produksionin e paralajmëruar prej tij, ndërsa vihet re dhe bie menjëherë në sy që një këngë që flet për drogë, rebelë dhe makina luksi është pëlqyer edhe nga zyrtari i lartë shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Marrëdhëniet me këngëtarin, Veliaj ka treguar që i ka të mira pas shumë ftesash ndaj tij për të kënduar në organizimet që bashkia ka bërë në shumë evente në kryeqytet, ndërsa një “like” në rrjetet sociale shihet më shumë si një shenjë dashamirësie dhe urimi për këngën e re, ndonëse në tekst përmendet shpesh herë fraza “s’bëjmë transport nën 100 kile…”.

Për më tepër ju lëmë të shihni edhe një herë klipin e këngëtarit. 

 

eri.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055913925170898
array(1) { ["section"]=> string(123) "e-pabesueshme-nuk-ju-shkon-ndermend-kush-nga-zyrtaret-e-larte-shqiptare-pelqen-s-bej-transport-nen-100-kile-te-noizyt-85433" }