E PABESUESHME/ Përsëritet skena e dronit të sfidës Serbi-Shqipëri, ndërpritet ndeshja e Europa League, ish-ekipi i Ansi AGOLLIT revoltohet (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 23:18 03-10-2019 E PABESUESHME/ Përsëritet skena e dronit të sfidës Serbi-Shqipëri, ndërpritet ndeshja e Europa League, ish-ekipi i Ansi AGOLLIT revoltohet (VIDEO) Droni me flamurin e Nagorno-Karabakhut ndërpreu ndeshjen midis Dudelange-it dhe Qarabag-ut

Pamjet e 14 tetorit të 2014 në sfidën e famshme Serbi-Shqipëri ku Ismail (Ballist) Morina ngriti dronin me hartën e Shqipërisë ‘’Autoktone’’ duket se janë përsëritur sot në stadiumin ‘’Josy Barthel’’ të Luksemburgut.

Një dron me flamurin e rajonit autonom të Nagorno-Karabakhut ndërpreu sfidën midis vendasve të Dudelange dhe miqve nga Azerbajxhani Qarabagut. Ndeshja u ndërpre për në minutën e 31-ë kur azerët udhëhiqnin me rezultatin 0-3. Futbollisti i Qarabagut Gara Garayev mori topin dhe tentoi ta godite me të dronin. Sfida rinisi pas 15 minutash dhe takimi u mbyll me rezultatin 1-4 në favor të azerëve.

Incidenti kishte prapavijë politike për shkak se rajoni i Nagorno-Karabakhut ndezi luftën midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 1988, ku për 6 vite u vranë 20 mijë veta.  Në 1994, u vendos me marrëveshje që rajoni të mbetej nën suazën e Azerbajxhanit, por me të drejta të reja politike. Shumica e popullsisë përbëhet nga armenë. Edhe pas 25 vitesh marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë janë tejet të tensionuara midis tyre.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00742506980896
array(1) { ["section"]=> string(148) "e-pabesueshme-perseritet-skena-e-dronit-te-sfides-serbi-shqiperi-nderpritet-ndeshja-e-europa-league-ish-ekipi-i-ansi-agollit-revoltohet-video-180742" }