E PABESUESHME/ Planifikonte të vriste në masë në shkollën 9-vjeçare, arrestohet 13-vjeçari

Publikuar tek: bota, më 19:34 23-11-2019 E PABESUESHME/ Planifikonte të vriste në masë në shkollën 9-vjeçare, arrestohet 13-vjeçari Automatiku AR-15 e sekuestruar nga 13-vjeçari në Los Anxhelos

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare në SHBA është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit të premten teksa po planifikonte të vriste disa nxënës të tjerë.

Oficerët e  LAPD i gjetën 13-vjeçarit një automatik AR-15, një hartë veprimi, si dhe arrestuan bashkë me të një të afërm 19-vjeçar, i cili nuk e kishte regjistruar armën, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan dhe 100 fishekë.

Arrestimi është bërë në kuadër të operacioneve në mbarë vendin kundër vrasjeve në masë të planifikuara nga fëmijë dhe adoloshentë në shkollat amerikane. Në 14 nëntor, një 16-vjeçar vrau dy veta dhe plagosi tre të tjerë në gjimnazin ‘’Saugus’’ në Santa Klarita.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010953903198242
array(1) { ["section"]=> string(95) "e-pabesueshme-planifikonte-te-vriste-ne-mase-ne-shkollen-9-vjecare-arrestohet-13-vjecari-186950" }