E pabesueshme! Sao Paulo në Brazil zhytet në errësirë në mes të ditës

Publikuar tek: bota, më 07:14 22-08-2019 E pabesueshme! Sao Paulo në Brazil zhytet në errësirë në mes të ditës

Një ndër qytetetet më të mëdha të Brazilit, Sao Paulo është zhytur në errësirë në mes të ditës.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi netropoli i Brazilit ndodhet vetëm 2.000 milje larg nga flakët që kanë përfshirë Amazonën ditët e fundit. Tymi i flakëve u bashkua me një front të ftohtë atmosferik, duke krijuar një mbulesë smogu.

Zjarri ka prodhuar sasi të mëdha tymi të dukshme nga hapësira, të cilat e mbuluan qytetin për një orë pasditën e djeshme me orën lokale.

Ky fenomen natyror tronditi qytetarët, të cilët siç raportojnë mediat e huaja thërrisnin të shokuar: “Apokalipsi!” "Gjykimi i fundit po vjen!"

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë tha se qyteti, i cili ndodhet në një lartësi prej 2.500 metra, u bë pjesë e një skene apokalitike për shkak të kombinitit të faktorëve: një front i ftohtë ndryshoi drejtimin normal të erës dhe më pas u kombinua me tymin nga zjarri i egër mijëra milje larg, duke prodhuar një shtresë të dendur me re të ulëta dhe mjegull.

XPQ7QK7NLBFRJKXTZJOBELZIN4.jpg

46BOLPRAG5ABFDFCGXFJO4MEUE.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007235050201416
array(1) { ["section"]=> string(75) "e-pabesueshme-sao-paulo-ne-brazil-zhytet-ne-erresire-ne-mes-te-dites-175991" }