E PABESUESHME/ Uji shemb urën historike të Hoshtevës në Zagori, autoritetet nuk dëgjuan alarmin e specialistëve (FOTOT – SI ISHTE, ÇFARË ËSHTË AKTUALISHT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 04-02-2018 E PABESUESHME/ Uji shemb urën historike të Hoshtevës në Zagori, autoritetet nuk dëgjuan alarmin e specialistëve (FOTOT – SI ISHTE, ÇFARË ËSHTË AKTUALISHT)

Ura historike e Hoshtevës në Zagori të Gjirokastrës është shembur plotësisht. Asgjë s’ka mbetur nga ura e bukur historike e dikurshme, për të cilën duhet të kishte ndërhyrje të menjëhershme, pasi rreshjet e shiut të muajit dhjetor, ia kishin dobësuar shumë bazamentin.

Ajo ishte një urë e bukur (foto kur ekzistonte më poshtë) por gjithçka mëngjesin e sotëm nuk është më. Alarmin e jep Besnik Aliaj, I cili thotë se për këtë urë ngriti zërin si tek autoritetet locale dhe ato qendrore, por asnjë mase nuk u mor.

“Para një muaji ngrita zërin dhe bëra alarm dy herë, bashkë me disa banorë të zonës! Të ndërhyhet me emergjence për të forcuar bazamentin, më pas të bëhej rikonstruksioni.

Nga përvoja ime dhe eksperteve shirat e rradhës do ishin fatale! Por për fat keq qeveria vendore, rajonale dhe qendrore më injoruan! Dikush fatkeqësisht mendoi se e bëra per politike! Ndërkohë Ministria e linjës dhe ekspertet rajonale të saj, çuditerisht dhane garanci se ura nuk ka shans të shembet! Nje media lokale (partiake) online madje u tall. Por sot ura me vlera historike dhe praktike nuk ekziston më! Ndihem shumë shume keq! Do të doja te kisha qene unë gabim! Por fakti sot eshte kokëfortë dhe i hidhur! Ura nuk ështe më! Historia dhe trashëgimia jone lokale e kombëtare ka një pasuri të çmuar me pak! Ky është mallkim që vjen nga kllapia e shoqërisë dhe mos-vemendja totale e autoriteteve! Nuk kam fjalë të shpreh trishtimin dhe protestën!” shkruan Aliaj, duke sjellë edhe foto të urës siç ka qenë dhe urës që nuk ekziston më.

27658817_10156939721653765_1707167502_n.jpg

27721271_10156939721748765_1289706080_n.jpg

27658469_10156939721548765_2003006833_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë: Me armë zjarri dhe thikë në brez, arrestohet 19-vjeçari (EMRI-FOTO)
Në makinë të blinduar dhe me armë me vete, arrestohet i riu vlonjat (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01134204864502
array(1) { ["section"]=> string(154) "e-pabesueshme-uji-shemb-uren-historike-te-hoshteves-ne-zagori-autoritetet-nuk-degjuan-alarmin-e-specialisteve-fotot-si-ishte-cfare-eshte-aktualisht-109067" }