E PADËGJUAR/ Vdiq në mes të ringut në Shkodër, ish-boksieri bullgar del me emër tjetër në atdhe (FOTO-DEKLARATA-DETAJE TRONDITËSE)

Publikuar tek: sport, më 23:04 23-09-2019 E PADËGJUAR/ Vdiq në mes të ringut në Shkodër, ish-boksieri bullgar del me emër tjetër në atdhe (FOTO-DEKLARATA-DETAJE TRONDITËSE) Momenti kur Boris Stençov humbet jetën

Vdekja e boksierit bullgar Jezus Velichkov në Shkodër para dy ditësh ka nxjerrë në Bullgari fakte tronditëse në lidhje me identitetin e 22-vjeçarit.

Në mediat vendase, është zbuluar se personi që vdiq nga arresti kardiak në ring, nuk quhet Jezus Veliçkov, por Boris Stançov. Ajo çfarë habit më tepër është se ai duelonte me emrin e kushëririt të tij, i cili pranoi publikisht për mediat vendase se përdorimi i identit të tij nga kushëriri nuk përbënte problem për të.

‘’Ai përdorte dhe duelonte me dokumentat e mia që prej vitit 2018, e dinte’’, deklaron për mediat Jezus Veliçkovi i vërtetë.

Megjithatë, bordi i Federatës Bullgare të Boksit mbeti i befasuar prej faktit se dokumentacioni për të boksuar në Shqipëri rezulton i saktë, por nëse e gjitha kjo përbën mashtrim, është e papranueshme.

‘’Dokumentat e kërkuara për ndeshjen në Shqipëri janë totalit të vlefshme. Ata u paraqitën me identitetin e Jezus Veliçkovit: pasaportën e tij ndërkombëtare dhe kartën e identitetit. Për të marrë pjesë në garë, ai duhet të ketë 3 dokumente: një liçencë që Veliçkovi e kishte, një autorizim i firmosur nga federata dhe kontrollet mjekësore’’, deklaruan zyrtarët e FBB.

Pavarësisht manipulimit të identitetit, ngjall dyshime të mëdha se si Boris Stançov nuk ka rezultuar me probleme shëndetësore, teksa goditja në zemër i mori jetën në ring.
KUSHERIRI.jpg

Jezus Veliçkov, kushëriri i ish-boksierit të ndjerë Boris Stançov





Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025980949401855
array(1) { ["section"]=> string(133) "e-padegjuar-vdiq-ne-mes-te-ringut-ne-shkoder-ish-boksieri-bullgar-del-me-emer-tjeter-ne-atdhe-foto-deklarata-detaje-tronditese-179555" }