"E paligjshme në vendin ku kam lindur”, Greqia i kërkon 27-vjeçares shqiptare vizë: Është skandaloze, jam rritur e shkolluar atje, s’më lejojnë të shoh prindërit

Publikuar tek: rajon, më 16:01 27-01-2021

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare ka treguar për mediat greke se ka lindur, është rritur dhe shkollur në Greqi, por i kërkojnë vizë për t’u futur në vend pasi ndodhej në SHBA me studime.

27-vjeçarja Androniki Kifti, një fëmijë i brezit të dytë të emigrantëve nga Shqipëria, lindur dhe rritur në Greqi është detyruar të dërgojë një letër-apel për ndihmë. Ajo kërkon ndihmë që të sigurojë lejen e qëndrimit në Greqi si dhe të marrë nënshtetësisë greke, pasi e kërkon këtë gjë që në vitin 2012.

Ajo jeton në Massachusetts, ku ajo aktualisht është duke përfunduar doktoraturën e saj në Biokimi.

“Pas diplomimit nga SHBA, dhe për shkak të masave të Covid, i vetmi vend që mund ta pranojë është Shqipëria, ndërsa ajo mund të vijë në Greqi vetëm me vizë nga konsullata Greke në Boston për 90 ditë si turiste,” shkruajn mediat greke.

"Është skandaloze dhe e trishtueshme të konsiderohesh i paligjshëm në vendin ku ke lindur, të kesh nevojë për një vizë për të ardhur dhe për të parë prindërit, dhe mos të kemë mundësinë sepse kam studiuar jashtë vendit,” tha 27-vjeçari për “NEA”.

“Ishte përvoja më e keqe që kam pasur ndonjëherë,” tha Androniki për intervistën e saj me komitetin e ministrisë.

Më dukej absurde të thirresha në pandemi ndërsa ata e dinë që jam në Amerikë. Kur u paraqita në Petrou Ralli, në një komitet prej pesë vetash, një zonjë më pyeti “pse je këtu sot”. Unë i thashë asaj “pse më thirre”. “Unë nuk e di kush ju thirri për një intervistë, por kjo është e gabuar,” u përgjigj ajo.

Pasi i pyeta dhe u shpjegova situatën atyre, kjo zonjë më tha “Do ta mendoj”, domethënë që i kalon në dorë dhe ajo do të gjykojë nëse do të më bëjë “favorin” për të rinovuar lejen time të qëndrimit . Një anëtar i komisionit që më shoqëroi jashtë më tha “duhet të keni vuajtur shumë, një mijë falje”. U trishtova shumë. “Dhe babai im, i cili po më priste jashtë, ishte i mërzitur,” ka treguar ndër të tjera 27-vjeçarja.

 Androniki Kifti më 13 janar të këtij viti ka mësuar se kqërkesaje  saj për nënshtetësi greke është refuzuar. Ajo tha se është rlindur dhe rritur në Greqi dhe do të trejtohet si e tillë.

Screenshot_12.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, në 24 orë raportohen 301 raste të reja
Mos-certifikimi i listave të deputetëve, Vetëvendosje dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme »
Article Logic
Execution time: 0.012133121490479
array(1) { ["section"]=> string(162) "e-paligjshme-ne-vendin-ku-kam-lindur-greqia-i-kerkon-27-vjecares-shqiptare-vize-eshte-skandaloze-jam-rritur-e-shkolluar-atje-s-me-lejojne-te-shoh-prinderit-236614" }