Detaje të reja tronditëse nga zhdukja e Nazmi Goxhajt nga Patosi i Fierit i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 21 mars 2018.
Nipi i Goxhajt, tha se xhaxhai i tij ishte nisur me autobusin e orës 9:00 të mëngjesit nga Korinthi në Fier por nuk ishte kthyer në shtëpi. Ai shtoi se xhaxhai e kishte kaluar doganën e Kakavijës por që prej atij momenti, pra rreth orës 15:30 të datës 21 mars, nuk mundën të kontaktonin më me të.
Sakaq, dëshmitarë kanë rrëfyer se kanë parë një burrë që është hedhur në lumë por nuk kanë mundur ta ndihmojnë dot. Policia dyshon se personi që është hedhur në lumin Seman, është pikërisht i humburi Nazmi Goxhaj.
Menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.