'E papërgatiur, s’ke faj se je me …' Ilva Tare tregon incidentin me Ramën: Ishte taktikë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:19 03-06-2018 'E papërgatiur, s’ke faj se je me …' Ilva Tare tregon incidentin me Ramën: Ishte taktikë Ilva Tare dhe Edi Rama

Gazetarja e njohur Ilva Tare mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “Xing me Ermalin”.

Këngëtarja rrëfeu më shumë për jetën e saj dhe profesionin, ku ndër të tjera tregoi dhe incidentin e ndodhur me kryeministrin Rama, dy vite më parë.

 “Kështu është kur interviston kryeministrin e papërgatitur po edhe s’keni faj se keni fëmijë te vogël”, i tha Rama.

Mos kini merak se kjo s’më ka penguar aspak të përgatitem, por je ti qe duhet të kishe ardhur para dy javësh këtu”, ja ktheu Ilva Tare.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatori në lidhje me këtë debat, ilva u shpreh: “Unë e mbaj mend shumë mirë edhe pyetjen për të cilën bëhej fjalë. Ka qenë një pyetje që lidhej me kriteret e pakuptueshme të heqjes së ndihmës ekonomike. Dhe kryeministri dihet i ka ato gjetjet e tij që kur nuk do të përgjigjet, devijon dhe e zhvendos bisedën në një plan tjetër. Këtë bëri dhe ai dhe ja doli se nuk u bë lajm mospërgjigja e tij për ndihmën ekonomike, por u bë çfarë më tha mua. Ishte thjesht një taktikë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071778297424316
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-papergatiur-s-ke-faj-se-je-me-ilva-tare-tregon-incidentin-me-ramen-ishte-taktike-123077" }