Policia e Rrugore e Tiranës ka vijuar me aksionet në orët e vona në Tiranë, për të monitoruar dhe ndaluar të gjithë shoferët që ecin me shpejtësi dhe nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Gjatë survejimit, policia konstatoi një makinë tip BMW që ecte me shpejtësi 191 km/orë. Pas sinjalizimit për të ndaluar, shoferi nuk është bindur në autostradën Durrës-Tiranë, por është bllokuar nga dy patrulla në sheshin “Shqiponja”.
“Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave rrugore ne fundjave. Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara.
191 Km/ore . E pa pranueshme kjo shpejtesi sketerre. Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore. Dy patrulla te Policise Rrugore e kane bllokuar tek sheshi Shqiponja dhe po e kthejne tek Radari. Drejtuesi i mjetit BMV shtetasi I.B, i pezullohet Leja e Drejtimit per shpejtesi tej normave te lejuara dhe per mosbindje ndaj shenjes se ndalimit te dhene nga punonjesi i Policise Rrugore, sqaron policia.
Ndiqni videon për të kuptuar si u ndalua makina me shpejtësi të lartë.