E paprecedentë në Elbasan, sulmohet me gurë qendra shëndetësore dhe i thyhen xhamat (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:46 21-11-2020 E paprecedentë në Elbasan, sulmohet me gurë qendra shëndetësore dhe i thyhen xhamat (FOTO) Taulant Balla ne qendren shendetesore

Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar dhe kanë thyer xhamat e qendrës shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan.

Nuk dihet se për çfarë arsye këta persona kanë qëlluar me gurë drejt qendrës shëndetësore dhe kanë thyer xhamat e dritareve. Ajo ishte restauruar dy muaj më parë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat e Policisë të cilat kanë ndaluar personat e dyshuar.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe socialisti Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore.

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie.

Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm", tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritja e të infektuarve me COVID, tre ambulanca me pacientë në pritje te ‘Shefqet Ndroqi’
Kush është shqiptari i EKZEKUTUAR në Ekuador, një javë më parë tentuan ta rrëmbejnë, është akuzuar edhe për vrasjen e një GAZETARI (INFORMACIONI NGA MEDIA) »
Article Logic
Execution time: 0.013222932815552
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-paprecedente-ne-elbasan-sulmohet-me-gure-qendra-shendetesore-dhe-i-thyhen-xhamat-foto-228603" }