Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Tiranë ku shoferi i një ambulancee drejtonte atë në gjendje të dehur dhe për pasojë është përplasur me tre makina.
Burime zurtare të policisë bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes është arrestuar në flagrancë shtetasi Islam Alla 47-vjeç.
Aksidenti ndodhi në zonën e “Kodrës së Diellit” dhe sipas policisë 47-vjeçari ka përplasur tre automjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.
Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.
Gjithashtu, sipas policisë janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga drejtuesi i autoambulancës.