E papritur: Biznesmenët e huaj shesin aksionet e ARMO-s pas protestës

Publikuar tek: barometri, më 08:25 30-12-2017 E papritur: Biznesmenët e huaj shesin aksionet e ARMO-s pas protestës

Pronarët e huaj të rafinerisë së naftës ARMO kanë hequr dorë nga aksionet në kompaninë IRTC në Shqipëri duke ia shitur partnerëve shqiptarë.

Pas protestave që shpërthyen në kryeqytet nga naftëtarët që nuk kanë marrë pagat e prapambetura, të huajt e ARMO-s vendosën të shesin aksionet e tyre duke u larguar kështu nga Shqipëria, dhe duke e lënë rafinerinë tashmë në dorë partnerëve shqiptarë.

Dy pronarët e GOMG Holdings Ltd, biznesmenët Harry Sargeant III dhe Abu Naba, përmes kompanisë offshore Ionian Refining dhe Trading Company blenë 54 prona të ARMO-s për 1 milionë euro. Asetet përfshinin një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës.

Por 54 asetet e kompanisë ARMO u tjetërsuan nga Banka Credins, e cila më pas ia dha rafinerinë në përdorim kompanisë IRTC kundrejt një qiraje mujore. Një hetim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se blerja e aseteve të ARMO-s nga banka është bërë në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.

Dy biznesmenët e huaj shprehin keqardhjen për gjendjen ku ndodhet aktualisht rafineria ARMO dhe njëkohësisht shfajësohen duke thënë se s’kanë qenë asnjëherë pjesë e bordit të kontrollit apo të vendimmarrjes. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025516033172607
array(1) { ["section"]=> string(75) "e-papritur-biznesmenet-e-huaj-shesin-aksionet-e-armo-s-pas-protestes-104895" }