Një dorëheqje e papritur është ajo e drejtorit të Spitalit të Durrësit, Alban Ramohitaj ditën e sotme.
Ramohitaj ka firmosur dorëheqjen e tij, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet.
Sipas informacioneve, zëvëndësi i tij do të jetë personi i cili është i dyti në listën e konkursit, nga i cili doli dhe Ramohitaj.
Dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Durrësit vjen vetëm pak ditë pas vizitës rutinë të ministres së Shëndetësisë në ambjentet spitalore, Ogerta Manastirliu.