E PAPRITUR/ Igli TARE gati “t’i zgjasë dorën” PANUCCIT, zgjidhja ideale dhe për FSHF-në

Publikuar tek: sport, më 15:54 07-04-2019 E PAPRITUR/ Igli TARE gati “t’i zgjasë dorën” PANUCCIT, zgjidhja ideale dhe për FSHF-në

Mundësia për të marrë drejtimin e një klubi duket se është shfaqur për ish-trajnerin e Shqipërisë Christian Panuçi.

45-vjeçari mund të sistemohet në pankinën e skuadrës së Serisë B në futbollin italian Salernitana. Ekipi ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Angelo Gregucci. 

Në mes mund të futet Drejtori Sportiv i Lacios Igli Tare. Ai mund të bëjë ndërmjetësin midis Panuccit dhe presidentit të Lacios Claudio Lotito, që njëkohësisht drejton dhe klubin e Salernitanës. Tare mund t’ia sugjerojë ish-ndihmësin e Fabio Capellos Lotitos dhe ky i fundit do të japë verdiktin.

Kjo lëvizje mund të ndihmojë në të njëjtën kohë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ende paguan Panuçin pasi prishi para kohe kontratën. Sipas kontratës së firmosur në korrik të 2017, Panucci duhej të qëndronte në krye të Kombëtares deri në nëntor të 2019, por për shkak të rezultateve të dobëta, presidenti i FSHF-së Armand Duka e shkarkoi nga detyra pas humbjes së 22 marsit ndaj Turqisë 0-2, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO 2020-ës.

Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë, pasi zërat e merkatos e lidhin emrin e Panuccit me disa ekipe të Serisë B.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006371021270752
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-papritur-igli-tare-gati-t-i-zgjase-doren-panuccit-zgjidhja-ideale-dhe-per-fshf-ne-159511" }