E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen gjykatësja e ‘krimit të egër’ Liljana Baku (DOSJET E BUJSHME)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 09-12-2019 E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen gjykatësja e ‘krimit të egër’ Liljana Baku (DOSJET E BUJSHME) Liljana Baku

Jep dorëheqjen gjykatësja e ‘krimit të egër’ Liljana Baku.

Baku ka paraqitur dorëheqjen më datë 2 dhjetor për arsye personale ndërsa KLGJ pritet ta shqyrtojë javën e ardhshme.

Gjykatësja e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se tashmë do të angazhohet në një biznes privat.

Kush është Liljana Baku, gjyqtarja e ‘krimit të egër’ dhe dosjet e bujshme:

Baku është gjyqtarja që vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykatësja Bakiu ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ‘grupin terrorist’ të Imamëve të cilët nuk e pritën aspak mirë vendimin që Gjykata për Krimet e Rënda duke iu drejtuar me fjalët “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.

Baku mori gjithashtu vendimin për mos lejuar nipin e ish-diktatorit, Ermal Hoxhën i cili u arrestua për laboratorin e drogës në Xibrakë, të shkonte të festonte Vitin e Ri në shtëpi.

Gjyqtarja Baku mori gjithashtu vendimin për të lënë në burg trafikuesit e armëve, kapur në Qafë Botë-Sarandë.

Baku mori vendimin të linte në qeli trafikantët Akili Buratzi, Sokol Lepuri, Sefer Lleshi e Altin Kaca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075311660766602
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-papritur-jep-doreheqjen-gjykatesja-e-krimit-te-eger-liljana-baku-dosjet-e-bujshme-188868" }