E papritur, kryebashkiakja e LSI-së falenderon qeverinë Rama

Publikuar tek: politike, më 14:48 28-01-2018 E papritur, kryebashkiakja e LSI-së falenderon qeverinë Rama

Kryebashkiakja e LSI në bashkinë e Prrenjasit Miranda Rira falenderoi qeverinë Rama për investimet që ka përfituar ky qytet gjatë vitit 2017. 

Rira është shprehur se 2018 do të jetë një tjetër vit me investime për këtë bashki.

Gjatë inspektimit të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit përfaqësuesja e LSI që drejton bashkinë e Prrenjasit, Rira falenderoi Ministrin e Ekonimisë dhe Finacave, Arben Ahmetaj për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Prrenjas.

“Ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare,”- tha Rira.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë inspektimi të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, tha se ky investim me vlerë rreth 80 milionë lekë i jep më në fund Prrenjasit qendrën e munguar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010243892669678
array(1) { ["section"]=> string(66) "e-papritur-kryebashkiakja-e-lsi-se-falenderon-qeverine-rama-108247" }