E PAPRITUR, Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin në emision: Jam LIVE te Çimi, thotë që s’flasim bashkë

Publikuar tek: politike, më 22:20 28-05-2020 E PAPRITUR, Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin në emision: Jam LIVE te Çimi, thotë që s’flasim bashkë Lulzim Basha i telefonon Monika Kryemadhit në emision

Ndodh “live” në një emision televiziv, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin, ajo i përgjigjet.

Për të mohuar zërat se kryetarja e LSI nuk flet me kryedemokratin, Monika Kryemadhi iu përgjigj telefonatës së Bashës, i cili sapo ishte larguar nga studio e Blendi Fevziut i ka telefonuar.

“Një sekondë se po më telefonon zoti Basha. Zoti Basha jemi “Live” me Çim Pekën këtu, që thotë se nuk flasim bashkë”, i tha Kryemadhi-Bashës dhe më pas mbylli telefonin.

Gjatë intervistës, Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike dhe tha se Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

"I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë", tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095160007476807
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-papritur-lulzim-basha-telefonon-monika-kryemadhin-ne-emision-jam-live-te-cimi-thote-qe-s-flasim-bashke-208210" }