E PAPRITUR/ Policia procedon 8 aktivistët e protestës para Drejtorisë së Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 02-04-2018 E PAPRITUR/ Policia procedon 8 aktivistët e protestës para Drejtorisë së Tiranës Protesta te Drejtoria e Tiranes

Policia ka nisur procedim penal ndaj 8 aktivistëve të cilët organizuan protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ditën e djeshme.

Aktivistët të cilët protestuan në mënyrë paqësore për lirimin e 23 të ndaluarve nga protesta e Rrugës së Kombit, janë të habitur për procedimin ndaj tyre ndërsa Policia e Tiranës nga ana e saj nuk jep asnjë sqarim lidhur me arsyen e procedimit të aktivistëve mes të cilëve është edhe Brizida Gjikondi, një nga iniciatoret e asaj që ndodhi mbrëmë.

Ajo u largua nga protesta kur në të u "përzienë" edhe deputetë të opozitës. 

"Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Britania jep alarmin për Luftën e Tretë Botërore, akuzon Rusinë
Ish-truproja e Berishës tregon çfarë ndodhi në Kukës ditën e protestës: Po shkoja në shtëpi kur pashë… »
Article Logic
Execution time: 0.011075019836426
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-papritur-policia-procedon-8-aktivistet-e-protestes-para-drejtorise-se-tiranes-115405" }