E PAPRITUR, Prokuroria pritet të ngrejë akuzë ndaj gruas së 71 vjeçarit Lefter Zhidru për ‘Moskallëzim Krimi’

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 24-09-2020 E PAPRITUR, Prokuroria pritet të ngrejë akuzë ndaj gruas së 71 vjeçarit Lefter Zhidru për ‘Moskallëzim Krimi’ 71 vjecari qe u ekzekutua nga RENEA, Lefter Zhidru

Floresha Zhidru, bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter zhidru që u ekzekutua ditën e sotme nga forcat RENEA, mund të hetohet për moskallëzim krimi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ajo ka gënjyer policinë, duke iu thënë se bashkëshorti i saj nuk ishte i armatosur.

Ajo po merret në pyetje nga policia, ndërsa ndaj saj pritet të ngrihet akuza për “Moskallëzim krimi”.

Kujtojmë se 71 vjeçari për rreth 5 orë qëndroi i armatosur në banesën e tij dhe qëlloi disa herë mbi policinë, ndërsa plagosi edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërsa qëlloi kundër efektivëve në momentin që ata mësynë drejt shtëpisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012960910797119
array(1) { ["section"]=> string(113) "e-papritur-prokuroria-pritet-te-ngreje-akuze-ndaj-gruas-se-71-vjecarit-lefter-zhidru-per-moskallezim-krimi-221547" }