E papritur, Shkëlzen Berisha del kundër të atit dhe Lulzim Bashës

Publikuar tek: politike, më 12:40 10-09-2017 E papritur, Shkëlzen Berisha del kundër të atit dhe Lulzim Bashës

Ka ardhur dhe reagimi i Shkëlzen Berishës në rrjetet sociale menjëherë pas votimit të djeshëm në Parlament ku u shpall kryetari i ri, Gramoz Ruçi.

Sipas tij opozita duhet të kishte bojkotuar zgjedhjen e Ruçit në krye të parlamentit, duke mos marrë fare pjesë në votime, njëlloj siç bënë SHBA.

Me anë të këtij statusi Shkëlzeni del haptazi kundër të atit Sali Berisha dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, të cilët nuk e bojkotuan dje seancën e parë parlamentare dhe zgjodhën të merrnin pjesë në votimin për kryetarin e ri.

Ende nuk ka patur një deklaratë nga ana e Bashës dhe Berishës përsa i përket rrjedhjes së votave, ku tre deputetë të PD kanë dhënë votën e tyre pro për Gramoz Rucin.

Mesa duket qendrimet e figurave brenda PD nuk janë unanime, ku midis tyre kanë votuar dhe pro dhe kundër kryetarit të ri, por disa të tjerë jashtë parlamentit si Shkëlzen Berisha, do të preferonin bojkotin, duke kundërshtuar haptazi zgjedhjen që kanë bërë deputetët e PD për të marrë pjesë në votim.

shkelzeni.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071048736572266
array(1) { ["section"]=> string(70) "e-papritur-shkelzen-berisha-del-kunder-te-atit-dhe-lulzim-bashes-91810" }