E PAPRITUR/ 'Tërmet' tek Kukësi, shkarkohet trajneri Ramadan NDREU

Publikuar tek: sport, më 18:40 06-04-2019 E PAPRITUR/ 'Tërmet' tek Kukësi, shkarkohet trajneri Ramadan NDREU

Ramadan Ndreu është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kukësit. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Duket se arsyeja ka qenë humbja në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në Fush-Krujë (2-1), gjë që mund të ketë sjellë një pakënaqësi tek drejtuesit e klubit.

Njoftim i Klubit:

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067071914672852
array(1) { ["section"]=> string(69) "e-papritur-termet-tek-kukesi-shkarkohet-trajneri-ramadan-ndreu-159430" }