'E pashembullt seanca në PE', reagon Berisha: Të pakta shanset për tu integruar

Publikuar tek: barometri, më 08:20 17-10-2018 'E pashembullt seanca në PE', reagon Berisha: Të pakta shanset për tu integruar

Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian i cili u shoqërua me debate nga deputetët e Shqipërisë pasi, Genc Pollo ka kërkuar largimin e Ballës nga drejtimi i komisionit duke e akuzuar këtë të fundit  për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa disa deputetë të opozitës bojkotuan seancën, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Berisha e ka cilësuar të pashembullt atë që ndodhi dje në PE, ndërkohë që pretendon se kjo ngjarje ka tronditur thellë Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqipërisë që kërkon të integrohet duke përdorur pasaportat diplomatike të politikanëve në shërbim të trafikantëve dhe ngarkesave të tyre të drogës.

Reagimi i plotë i Berishës:

Kalbesira kundermon ne Parlamentin Europian!

Nje akt tjeter fatal kunder integrimit ne Bashkimin Europian.

Te dashur miq, ajo qe ndodhi dje ne Parlamentin Europian eshte e pashembullt ne historine e atij parlamenti sepse kurre ndonjehere nje vend nuk i ka lejuar vetes te perfaqesohet nga nje njeri me pese mbiemra siç eshte rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetem me famozin Bego, Taulant Yaris ka bere 24 rruge jashte shteti, ka tronditur thelle Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqiperise qe kerkon te integrohet duke perdorur pasaportat diplomatike te politikaneve ne sherbim te trafikanteve dhe ngarkesave te tyre te droges!

Ngjarja e djeshme ne Parlamentin Europian eshte nje apel, kushtrim per mbare shqiptaret te permbysim sa me pare kete klike kriminale ne pushtet per te çelur rrugen e mbyllur prej saj te integrimit europian. sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041079998016357
array(1) { ["section"]=> string(82) "e-pashembullt-seanca-ne-pe-reagon-berisha-te-pakta-shanset-per-tu-integruar-138100" }