‘E paveshur..' Ish-kryetari i PS-së së Shkodrës i tha fjalë tepër të rënda, Elisa Spiropali e merr në telefon

Publikuar tek: politike, më 14:28 26-09-2020 ‘E paveshur..' Ish-kryetari i PS-së së Shkodrës i tha fjalë tepër të rënda, Elisa Spiropali e merr në telefon Foto-montazh: Shiroka-Spiropali

Edip Shiroka, ish-kryetari i PS-së së Shkodrës tha fjalë tepër të rënda për Elisa Spiropalin duke kujtuar një miting të hershëm të PS në këtë qytet.

“Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.
Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë - xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???
Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes”, shkroi Shiroka duke u kthyer në lajmin e të gjitha portaleve për vetë faktin që një deklaratë kaq poshtëruese për një grua, për një ministre, vinte nga ish-kryetari i PS.

Pas kësaj, Spiropali ka telefonuar Shirokën i cili nga ana tjetër i ka bërë publik numrin ministres duke aluduar se ajo e ka kërcënuar.

“S'kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.Ditët në vijim do shohim estradë”, shkruan Shiroka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010034799575806
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-paveshur-ish-kryetari-i-ps-se-se-shkodres-i-tha-fjale-teper-te-renda-elisa-spiropali-e-merr-ne-telefon-221750" }