E PAZAKONTË/ 2 atentate brenda 48 orësh në Vlorë, gazetari apel vrasësve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:48 13-05-2019 E PAZAKONTË/ 2 atentate brenda 48 orësh në Vlorë, gazetari apel vrasësve

Dy atentate brenda 48 orësh kanë tronditur Vlorën.

Një atentat ndodhi në Lungomare ku si pasojë e breshërive të plumbave u plagos gabimisht një kalimtar, e një tjetër pasditen e djeshme te Ura e Mifolit ku autorët qëlluan me mbi 16 plumba objektivin e tyre në makinë, por pa mundur ta eleminojnë.

Gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti u bën ‘apel’ vrasësve përmes një ironie të fortë.

‘Apel vrasësve !

Jam i zhgënjyer për atentatin e sotëm..Jo se nuk arritën objektivin ,por ta kishin lënë për 2 km më tutje që mos të ishte si ngjarje në territorrin e Vlorës se dy atentate brënda 48 orësh nuk shkon! Bashkohuni dhe ju në të mirë të qytetit.Keni ca keni për të bërë,larg Vlorës se ju skeni gjë me popullin , por po na telefonojnë njerzit të trëmbur e thonë "cfarë po ndodh aty"! Po mundët merreni parasysh këtë kërkesë miqësore...(Ironi e zezë)’, shkruan gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069220066070557
array(1) { ["section"]=> string(77) "e-pazakonte-2-atentate-brenda-48-oresh-ne-vlore-gazetari-apel-vrasesve-164082" }