E PAZAKONTË/ 35-vjeçarja e dehur, kërcënon policin se do të kollitet dhe do ta infektojë me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 28-03-2020 E PAZAKONTË/ 35-vjeçarja e dehur, kërcënon policin se do të kollitet dhe do ta infektojë me koronavirus

Teksa koronvirusi ka pushtuar mbarë botën dhe masa të shumta janë marrë për të bërë mundur përhapjen më tej të koronavirusit, shumë janë dhe rastet abuzuese.

Kështu ka ndodhur dhe në Angli ku një  35-vjeçare e dehur ka kërcënuar policin që do të kollitej me forcë mbi të dhe do ta infektonte.

Joanne Turner, 35 vjeç, u ndalua nga polici në gjendje të dehur dhe teksa ishte në makinë, ajo i ka thënë se nëse nuk e linte të shkone do të kollitej  dhe do ta infektonte .Tuner mori dënim me 3 muaj burg për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe kërcënim ndaj policit.

"Ky është paralajmërim i qartë se do të ketë pasoja serioze për këdo që sillet në një mënyrë kaq kërcënuese ndaj të tjerëve gjatë kësaj pandemie," tha kryeinspektori Dave Marshall.

Rasti i 35-vjeçares nuk ishte i pari, pasi një javë më parë një 40 vjeçar përshtyu para një polici duke i thënë se ishte i infektuar me koronavirus dhe do ta infektonte dhe atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091979503631592
array(1) { ["section"]=> string(108) "e-pazakonte-35-vjecarja-e-dehur-kercenon-policin-se-do-te-kollitet-dhe-do-ta-infektoje-me-koronavirus-200399" }