Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka publikuar një video të një operacioni shpëtimi të FNSH-së në zonën e Shkodrës.
Dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar totalisht një ndërtesë, ku kishte mbetur i bllokuar brenda një shtetas.
Mësohet se te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ka një trashësi prej 4 metrash, ndërsa i bllokuar kishte mbetur Pjetër Lulashi.
Ende nuk dihet se prej sa ditësh Lulashi ndodhej në objekt i bllokuar nga dëbora.
Postimi i Ilir Beqja:
Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.