“Shumë e pazakontë”, kështu e ka quajtur kreu i PD-së takimin me Përfaqësusesen e lartë të Politikës së Jashtme BE-së, Federica Mogherini.
Pas lajmit për anullimin e takimit mes Bashës me Mogherinin për shkak të vizitës së tij në Berlin, Basha mundi ta zhvillojë këtë takim në kafen e aeroportit të Rinasit ku Mogherini i kërkon falje për vonesën. Në takim ka qenë edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. Nga video e publikuar në Facebook nga kreu i PD-së duket një takim i ngrohtë mes tyre.
Basha e ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm, rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.