E pazakontë/ Deputeti italian i shkon për vizitë shqiptarit të plagosur dhe e turpëron keq publikisht: Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 11-04-2018 E pazakontë/ Deputeti italian i shkon për vizitë shqiptarit të plagosur dhe e turpëron keq publikisht: Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro (VIDEO) Nga spitali italian

Eurodeputeti italian Angelo Ciocca i Partisë së Djathtë “Lidhja” ka turpëruar keq 26 vjeçarin shqiptar Stef Tuci i cili mbeti i plagosur me armë pasi shkoi të vidhte pronarin e një vile në San Matteo.

Pronari i vilës, 56 vjeç e ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë të riun por po hetohet në kushtet e një plagosjeje me qëllim vetëmbrojtjen.
Sakaq, parlamentari italian i ka shkuar në spitalin e San Matteos shqiptarit bashkë me një pankartë ku shkruhej “Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro”.

Gjithë këtë Angelo Ciocca e ka ndarë edhe në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.

“Ky shqiptar, është pa leje të rregult qëndrimi në Itali, është një kriminel që ka ardhur vetëm për të grabitur. Ne, qytetarët e shteti italian pas gjestit të tij kriminal prej 10 ditësh po e kurojmë në një nga spitalet më të mira të territorit të Lombardisë, me një shpenzim prej 6500 euro. Ky zotëri, duhet të na kërkojë falje e të kthehet në vendin e tij”, ka deklaruar deputeti.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusi bëhu gati! Moska i përgjigjet rrufeshëm paralajmërimit të Trump
Gara për maturantët e “vjetër”, datat dhe mënyra e aplikimit për në Universitet »
Article Logic
Execution time: 0.013195991516113
array(1) { ["section"]=> string(147) "e-pazakonte-deputeti-italian-i-shkon-per-vizite-shqiptarit-te-plagosur-dhe-e-turperon-keq-publikisht-krimi-yt-na-ka-kushtuar-6500-euro-video-116498" }