E pazakontë, emigranti bllokon rrugën me vazo lulesh: Le të vijnë qeveritarët ja q*** nënën, të gjithë ikin, asnjë s’ka b*** të bëjë… (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 18-04-2018 E pazakontë, emigranti bllokon rrugën me vazo lulesh: Le të vijnë qeveritarët ja q*** nënën, të gjithë ikin, asnjë s’ka b*** të bëjë… (VIDEO) Nga protesta

Një shtetas shqiptar, i kthyer pas emigrimit në Itali, ka protestuar ditën e zotme në rrugën Durrës-Shijak në një formë krejt të pazakontë.

Gesti Sinjoni, i kthyer nga Italia 2 javë më parë, ka bllokuar rrugën me vazo lulesh dhe kosha plehrash krejt i vetëm. Shkak është bërë amortizimi i tejskajshëm i këtij segmenti. Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga Balkanweb, rruga shihet tejet e dëmtuar dhe plot me gropa.

Për disa minuta makinat që kalonin në këtë segment janë bllokuar në trafik, por më pas ka ndërhyrë policia për ta larguar emigrantin. Në protestë u bashkuan dhe persona të tjerë që ndodheshin të pranishëm.

Emigranti: Na lër o burrë të protestojmë, po bën 20 vjet kjo rrugë.

Policia: Bëje me procedurë.
Emigranti: Kam ardhur prej Italie nuk di asnjë procedurë. Na lër të protestojmë. Ka 20 vjet kjo rrugë që nuk bëhet.
Policia: Bëj kërkesë protesto. Nuk lejohet… kjo është e paligjshme.
Emigranti: Ta marrë vesh gjithë dynjaja. Nuk shtrojnë një rrugë për 20 vjet. Të shkojmë në punë. Le të vijnë qeveritarët ja q*** nënën, ta shohin.
Banorët: Këtij hallall ja bëftë Zoti, po qenka vetëm.
Emigranti: Të gjithë ikin, asnjë s’ka b*** të bëjë protestë, të gjithë ikin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohet për korrupsion ish-nëndrejtori i burgjeve, ja masa e dënimit nga prokuroria
Ndahet papritur nga jeta demokrati shkodran, bënte orë të tëra rrugë me biçikletë »
Article Logic
Execution time: 0.011273860931396
array(1) { ["section"]=> string(135) "e-pazakonte-emigranti-bllokon-rrugen-me-vazo-lulesh-le-te-vijne-qeveritaret-ja-q-nenen-te-gjithe-ikin-asnje-s-ka-b-te-beje-video-117328" }