Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe e pazakontë ka ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacienti të ndjerë i kanë marrë sendet personale.
Një javë më parë efektivi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Florian Pema, humbi jetën te spitali Infektiv pasi ishte i prekur nga koronavirusi.
Pas vdekjes së tij, bashkëshortja Valbona Mem aka kërkuar që të tërheqë sendet e tij personale, për t’i patur kujtim.
Por në momentin që ajo ka marrë rrobat e bashkëshortit të ndjerë, ka parë që mungonte portofoli, në të cilin ishte edhe rroga e fundit e ish-efektivit të policisë.
Gjithashtu mungonin edhe dokumentet e identifikimit dhe disa fotografi, ndaj Valbona Pema vendosi t’i drejtohej komisariatit nr.4 për të denoncuar këtë rast.
Nuk dihet se ku kanë përfunduar sendet personale të të ndjerit, pasi ai qëndroi për rrteh 1 muaj në spitalin Infektiv dhe disa orë në morg.