E PAZAKONTË/ Mësoni çfarë bëri qeni për vogëlushen e humbur

Publikuar tek: bota, më 12:26 23-04-2018 E PAZAKONTË/ Mësoni çfarë bëri qeni për vogëlushen e humbur Qeni

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, kur prej 16 orësh, autoritetet policore dhe vullnetare ishin në kërkim të Aurorës 3 vjeçare, e cila deklarohej e humbur nga familjarët.

Policia australiane falenderoi një qen, që kishte qëndruar me 3 vjeçaren përgjatë gjithë natës. Pasi ishte larguar nga shtëpia në Queensland, vajza e vogël ishte ndjekur nga qeni 17 vjeçar i familjes, Max, i cili edhe dëgjimin dhe shikimin i ka të përgjysmuara.

Por qeni qëndroi me vajzën për 16 orë përpara se të afërmit ta gjenin atë mëngjesin e të dielës. Gjyshja e Aurorës, Leisa Marie Bennett tha se kishte dëgjuar të bërtiturën e vogëlushes. “U ngjita në mal dhe kur mbërrita në majë, qeni erdhi drejt meje dhe më coi drejt e te vajza” thotë ajo.

Autoritetet thonë se qeni kishte qëndruar me vajzën nën një shkëmb, për ta ngrohur atë kur temperaturat ishin të ulura.

Më shumë se 100 persona u përfshinë për aksionin e gjetjes së vogëlushes. Policia vlerësoi qenin dhe e nderoi atë si një qen policie. “Për një 3 vjecare, duhet të imagjinoni se vajza ka qenë e frikësuar sidomos gjatë natës kur ka qenë shumë ftohte. Qeni i ka bërë shoqëri dhe e ka mbajtur ngrohtë” thonë autoritetet policore.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013422966003418
array(1) { ["section"]=> string(65) "e-pazakonte-mesoni-cfare-beri-qeni-per-vogelushen-e-humbur-117956" }