E pazakontë në muzeun e Francës, njerëzit i shohin LAKURIQ veprat e artit (FOTO PIKANTE)

Publikuar tek: bota, më 15:18 07-05-2018 E pazakontë në muzeun e Francës, njerëzit i shohin LAKURIQ veprat e artit (FOTO PIKANTE) Foto nga muzeu Palais de Tokyo

A keni ecur ndonjëherë rreth ndonjë galerie arti dhe të mendoni: Do të ishte më mirë të isha nudo?

Përgjigja është PO, shkruan agjencia e lajmeve CNN, ndërsa sjell me foto ceremoninë e veçantë që ka ndodhur në 5 maj në Palais de Tokyo në Paris, që lejoi të ftuarit të vizitonin galerinë si nudist. Të ftuarit i hoqën rrobat në një dhomë të veçantë përpara se të ndalonin në muret e muzeut për të admiruar skulpturat apo pikturat. Dhe për të shmangur cdo incident, ceremonia e veçantë ndodhi përpara hapjes zyrtare të muzeumit. Stafi i muzeut që sqaronte punimet, ishte i veshur.

Eventi zhvillohet për herë të parë në një muze në Paris dhe ka mirëpritur nudistët. Këta të fundit, thanë për Le Parisien se e kanë shijuar këtë eksperiencë. “Atmosfera ishte e këndshme” tha njëri prej tyre që pranoi se në fillim ishte e sikletshme, por të qenurit nudo i bëri të shohin artin në mënyrë të ndryshme. Në Paris ka një shoqatë nudistësh me 2.6 milionë anëtarë.

Koha do të tregojë nëse muze të tjerë në Paris do të hapin dyert e tyre për nudistët. Ndoshta nuk do të jetë kohë e vonë kur mund të shikoni totalisht i zhveshur Mona Lisa në Louvre apo të admironi pikturat e Monet në mënyrë të tillë, raporton CNN.

http_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507135356-paris-nude-tz3.jpg

http_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507112632-paris-nudist-gallery-10.jpg

http_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507113021-paris-nudist-gallery-7.jpg

http_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507112744-paris-nudist-gallery-3.jpghttp_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507113147-paris-nudist-gallery-9.jpg

 

http_2F2Fcdn.cnn.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F180507112900-paris-nudist-gallery-5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010832071304321
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-pazakonte-ne-muzeun-e-frances-njerezit-i-shohin-lakuriq-veprat-e-artit-foto-pikante-119819" }