Një ngjarje e pazakontë raportohet nga qyteti i Vlorës, aty ku janë vjedhur dritat e shëtitores kryesore dhe dekoret për festat e fundvitit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kabllot elektrik të Lungomares, duke e lënë shëtitoren në terr, ndërsa Bashkia e ka referuar rastin në Policinë e qytetit për të gjetur sa më parë autorët e saj.
Gjithashtu, dhe dekoret apo zbukurimet për festat e fundvitit që janë vendosur përgjatë Lungomares ditët e fundit, janë dëmtuar.