E pazakontë në Zelandën e Re! Kryeparlamentari kthehet në 'dado', ushqen gjatë seancës beben e deputetit

Publikuar tek: bota, më 09:29 22-08-2019 E pazakontë në Zelandën e Re! Kryeparlamentari kthehet në 'dado', ushqen gjatë seancës beben e deputetit

Këto pamje po bëjnë xhiron e botës dhe janë regjistruar në Parlamentin  Zelandës së Re.

Një fëmijë i porsalindur, ishte i ftuari special në Parlament ditën e djeshme, shkruan CNN, transmeton Newsbomb.al. 

Kryeparlamentari Trevor Mallard e mbajti dhe ushqeu djalin vetëm një muajsh të deputetit, Tāmati Coffey ndërsa ky i fundit po mbante fjalim.

Këto pamje i publikoi në rrjetet sociale vetë Mallard, teksa shfaqet duke tundur beben ndërsa dëgjoi debatin.

Ky veprim i kryeparlamentarit është përshëndetur nga shumë njerëz në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që një bebe futet në Parlamentin e Zelandës së Re. Vitin e kaluar kryeministrja Jacinda Ardern bëri të njëtën gjë duke sjellë foshnjën e saj të sapolindur.

kakkaaka.jpg

180925114415-jacinda-ardern-baby-un-exlarge-169.jpg

Kryeministrja vitin e kaluar me beben në Parlament

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket krokodili në plazhin italian, pushuesit në panik, kërkohet kujdes
Njerëzimi po ‘varros’ planetin Tokë! Këngëtarja e njohur shqiptare jep mesazhin emocionues: I kërkoj falje djalit tim dhe brezave të ardhshëm për INJORANCËN (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012465000152588
array(1) { ["section"]=> string(107) "e-pazakonte-ne-zelanden-e-re-kryeparlamentari-kthehet-ne-dado-ushqen-gjate-seances-beben-e-deputetit-176010" }