E PAZAKONTË/ Përdorte skeletin si pasagjer, gjobitet 62 vjeçari

Publikuar tek: bota, më 13:59 25-01-2020 E PAZAKONTË/ Përdorte skeletin si pasagjer, gjobitet 62 vjeçari

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arizona, ku policia ka gjobitur një 62 vjeçar pasi përdorte një skelet si pasagjer për të patur mundësinë të ecte në korsinë e lirë të automjeteve.

62 vjeçari përdorte korsinë “HOV Lane”, në të cilën nuk lejohen makinat nëse skanë mbi dy persona brenda.

Skeletit i ishte vendosur një kapele dhe e kishte të mbuluar pjesën më të madhe të kokës.

Xhamat e makinës së të moshuarit nuk ishin mjaftueshëm të zinj që të fshihnin skeleton, ndaj policia e ka vënë re dhe e ka gjobitur me 400 dollarë shoferin.

Në prillin e kaluar një tjetër shofer kishte veshur një manikin me këmishë, kapele bejsbolli dhe syze, për të shmangur trafikun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055758953094482
array(1) { ["section"]=> string(68) "e-pazakonte-perdorte-skeletin-si-pasagjer-gjobitet-62-vjecari-193116" }