E pazakontë, peshkaqenet dalin në rrugë pas ciklonit (SHIKONI FOTOT)

Publikuar tek: bota, më 11:28 31-03-2017 E pazakontë, peshkaqenet dalin në rrugë pas ciklonit (SHIKONI FOTOT)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi pas një cikloni që çoi në përmbytjen e rrugëve.

Një peshkaqen i madh i cili konsiderohet si agresiv dhe një nga më të rrezikshmit në botë u zbulua në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytetet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie.

Fotot e peshkaqenit u bënë virale në mediat sociale kur autoritetet vendase u thanë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse peshkaqenë apo rreziqe të tjera mund të vinë nga përmbytja e rrugëve.

Grabitqari gjigand u gjet në një rrugë në Ayr, në veri të Queensland, pas stuhisë së shiut dhe erërave të forta që rezultoi me përmbytje të zonës.

Zjarrfikësit në Queensland dhe Shërbimi i Emergjencave Civile postuan në Twitter e Facebook fotografi të peshkaqenit, duke shkruar:

“Mendoni se jeni të sigurt nëse futeni në ujë? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ndodhet nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit Debbie”.

pesh1.jpg

pesh2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me thikë në Bruksel, therren tre persona
Publikohen për herë të parë fotot sekrete nga sulmi i 11 Shtatorit në Pentagon »
Article Logic
Execution time: 0.012219905853271
array(1) { ["section"]=> string(71) "e-pazakonte-peshkaqenet-dalin-ne-rruge-pas-ciklonit-shikoni-fotot-73691" }