E PAZAKONTË/ Pilotët përballen me objektin misterioz 35 mijë metra nga toka (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:30 27-01-2021 E PAZAKONTË/ Pilotët përballen me objektin misterioz 35 mijë metra nga toka (VIDEO) Fotomontazh

Dy pilotë të kompanisë Pakistani International Airlines kanë fokusuar disa objekte mjaft intriguese gjatë fluturimit të tyre në territorin pakistanez.  

Sipas tyre, objekti i bardhë kishte të bënte me UFO-t, duke u bërë virale brenda pak orëve.

Pilotët panë objektin e çuditshëm gjatë një fluturimi nga Karaçi për në Lahore rreth orës 4 pasdite më 23 Janar. Aeroplani po udhëtonte në një lartësi prej 35,000 metrash kur u përballen me objektin e çuditshëm.

"UFO ishte jashtëzakonisht i ndritshme pavarësisht nga prania e dritës së diellit. Është shumë herët për të thënë se cili ishte ai objekt. Në fakt, ne mund të mos ishim në gjendje të tregonim fare se çfarë ishte objekti. Megjithatë, diçka u pikas dhe u raportua në përputhje me protokollin e kërkuar," tha njëri prej pilotëve për mediat vendase.

Një zëdhënës i Pakistan International Airlines (PIA) tha se pilotët menjëherë raportuan objektin e paidentifikuar në dhomën e kontrollit kur ata e hasën pranë qytetit Punjabi të Rahim Yar Khan.  


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BE revoltohet me Britaninë për vaksinën anti-Covid, i kërkon llogari AstraZeneca
Shifra ALARMANTE në të gjithë botën, MIJËRA viktima nga Covid-19 në SHBA, Meksikë dhe Britani (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.012839078903198
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-pazakonte-pilotet-perballen-me-objektin-misterioz-35-mije-metra-nga-toka-video-236649" }