E PAZAKONTË/ Shqiptari shkel gazin e makinës dhe thyen traun e doganës në Kakavijë, tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi, kapet në Janinë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 24-11-2020 E PAZAKONTË/ Shqiptari shkel gazin e makinës dhe thyen traun e doganës në Kakavijë, tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi, kapet në Janinë Pika kufitare e Kakavijës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës.

Një shqiptar ka thyer shufrat metalike të kontrollit të traut në doganë, pasi shtypi gazin e makinës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në ditën e diele. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, arriti të kalonte kufirin pa u kontrolluar nga doganierët.

Pas kërkimeve nga policia, automjeti u gjet nga policia greke në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë. Shoferi nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në vendin fqinj dhe u arrestua nga policia greke.

Mbi të rëndojnë akuzat për shkelje të masave anti-covid, dëmtim të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klajda Gjosha tregon momentin e trishtë në jetën e saj: Kjo është kënga që përcolla babanë në banesën e fundit
Elbasani me shifra të larta Covid-i, qarku mbahet me vetëm një skaner »
Article Logic
Execution time: 0.012525081634521
array(1) { ["section"]=> string(155) "e-pazakonte-shqiptari-shkel-gazin-e-makines-dhe-thyen-traun-e-doganes-ne-kakavije-tentoi-te-kalonte-ne-menyre-te-paligjshme-ne-greqi-kapet-ne-janine-228978" }