Vrasësi shqiptar me një këmbë i shpëton ekstradimit, por anglezëve u kushton shtrenjtë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 22-02-2017 Vrasësi shqiptar me një këmbë i shpëton ekstradimit, por anglezëve u kushton shtrenjtë (FOTO)

Një vrasës shqiptar me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke dhënë disa argumente, por shtetit anglez i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë... një kosto prej 100 mijë paund.

Saliman Barçi, 41 vjeç njihet si “vrasësi me një këmbë” është dënuar me 25 vjet heqje lirie për një dy vrasje të tmerrshme. Duke parashtruar të drejtat e njeriut, 41-vjeçari ka nxjerrë gjakmarrjen si motiv për të mos u kthyer në Shqipëri.

Po ashtu, një nga kërkesat e tij kanë qenë mungesa e kushteve në burgjet shqiptare, duke u nisur nga humbja e këmbës së tij në një aksident me motorr.

Muajin e kaluar u njoftua zyrtarisht se Barçi kishte përfituar ndihmën ligjore për të luftuar ekstradimin. Avokati i të dënuarit shqiptar nuk konfirmoi nëse tatimpaguaesit angelzë do të jenë dakord për qëndrimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kosoja e vlerësuar për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë arrin shifrën 100 mijë paund.  

Barçi akuzohet se ka vrarë dy persona në Burrel në vitin 1997 dhe që atëherë ishte larguar nga vendi duke kaluar ilegalisht kufirin anglez, duke u deklaruar më vonë se ka shtetësi kosovare, për të përfituar azil. Në Shqipëri ai u dënua në mëungesë me 25 vjet burg në vitin 2009, ndërsa u arrestua në Angli në korrik të 2015-ës.

shqip3.jpg

shqp_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kultivonin kanabis në stallat e lopës, Porkuroria kërkon 37 vjet burg për trafikantët e Ersekës
Qëllon më armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, policia ndërhyn dhe parandalon ngjarjen (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.013260841369629
array(1) { ["section"]=> string(105) "e-pazakonte-vrasesi-shqiptar-me-nje-kembe-mesoni-se-c-ofron-per-anglezet-qe-mos-ta-ekstradojne-foto-69536" }