E përdhunojnë dy persona, 19-vjeçarja ndryshon dëshminë pas kërcënimit me jetë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 05-01-2017 E përdhunojnë dy persona, 19-vjeçarja ndryshon dëshminë pas kërcënimit me jetë foto ilustruese

Një 19-vjeçare është detyruar të japë dëshmi të rreme në Gjykatën e Tiranës pas kërcënimit me jetë duke pohuar se nuk është abuzuar seksualisht nga dy persona të cilët tashmë janë nën prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Krenar Shabanin dhe Emiljan Kiptin.

Mësohet se dy të rinjtë kanë kërcënuar adoleshenten duke i pohuar që të paraqitej në gjykatë dhe të deklaronte se nuk i kishin bërë gjë. Në rast të kundërt ata do e vrisnin sapo të dilnin nga burgu.

Nisur nga këto kërcënime, Vilma J., në datën 9 nëntor 2016 në 12.00 është pyetur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Teksa pyetej nga prokurori i çështjes, Vilma ka bërë dëshmi të rreme para gjykatës, pasi është kërcënuar nga Shabani dhe Kipti, të cilët e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë “…hajde në gjyq, se duhet të thuash që ato që ke kallëzuar nuk janë të vërteta, se ne nuk kemi bërë gjë, ndryshe do të vrasim ty kur të dalim nga burgu…”.

Ky ka qenë dhe shkaku që shtetasja Vilma J. ka ndryshuar thëniet para gjykatës dhe ka bërë dëshmi të rreme. Për këtë veprim, pak ditë më parë gjykata e Tiranës e ka dënuar Vilma J. me 600 mijë lekë të vjetra. Vetë e pandehura e ka pranuar faktin që ka bërë dëshmi të rreme para gjykatës ku ka treguar edhe shkaqet,kërcënimin e të pandehurve Krenar Shabani dhe Emiljan Kipti nga burgu. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tunel gjigant shfaqet gjatë gërmimeve te stadiumi “Qemal Stafa” (Foto)
Policia bën kontroll ‘spontan’ në “Eurolloto”, gjen disa klientë me thika e pistoleta në brez »
Article Logic
Execution time: 0.011417865753174
array(1) { ["section"]=> string(83) "e-perdhunojne-dy-persona-19-vjecarja-ndryshon-deshmine-pas-kercenimit-me-jete-64687" }