E përdhunuar nga prindërit dhe xhaxhai, 7 vjeçarja i lutet mjekëve: Më lini të vdes, nuk dua të kthehem më te ata

Publikuar tek: bota, më 22:16 16-09-2020 E përdhunuar nga prindërit dhe xhaxhai, 7 vjeçarja i lutet mjekëve: Më lini të vdes, nuk dua të kthehem më te ata

Një vajzë vetëm 7 vjeçare, e dhunuar dhe përdhunuar nga prindërit dhe xhaxhai i ka bërë një lutje shokuese mjekëve, duke iu kërkuar që ta linin të vdiste pasi nuk donte të kthehej më në shtëpi.

E mitura e quajtur Yaz ka qenë në gjendje të rëndë në Spitalin de Las Margaritas, në Puebla të Meksikës, që kur ajo u rrah rëndë në datën 21 gusht.

“Unë dua të vdes, mos më shëroni më. Unë nuk dua të kthehem te prindërit e mi në mënyrë që ata të mund të më godasin”, i tha 7 vjeçarja mjekëve, të cilët mbetën të shokuar.

Yaz u dërgua në spital nga një fqinje, ndërsa u diagnostikua me gjakderdhje të brendshme, shenja përdhunimi, djegie cigaresh dhe mushkëri të shembur.

Policia po heton prindërit e saj, Alejandra N. dhe Rafael N, pasi u zbulua që edhe e motra 3 vjeçe vdiq në rrethana të dyshimta në qershor të këtij viti.

Programi komunal i Zhvillimit të Integritetit Familjar do të marrë në dorë çështjen dhe kudjestarinë e fëmijës, ndërkohë që xhaxhai i të miturës së abuzuar është shpallur në kërkim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lukashenko: Perëndimi përpiqet 'ta shkatërrojë' Bjellorusinë
Sony publikon datën dhe çmimin e shitjes së Play Station 5 »
Article Logic
Execution time: 0.010816097259521
array(1) { ["section"]=> string(117) "e-perdhunuar-nga-prinderit-dhe-xhaxhai-7-vjecarja-i-lutet-mjekeve-me-lini-te-vdes-nuk-dua-te-kthehem-me-te-ata-220632" }