E përfshirë në zhvatje, ish-prokurorja e lartë e Maqedonisë shtrohet në klinikë

Publikuar tek: rajon, më 16:40 10-10-2019 E përfshirë në zhvatje, ish-prokurorja e lartë e Maqedonisë shtrohet në klinikë Ish-prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva

Ish-Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva po kalon një gjendje të keqe shëndetsore.

Ajo vuan nga tensioni i lartë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në klinikën ‘’Zhan Mitrev’’ në Shkup. Raportimin për rëndimin e gjendjes shëndetësore e dha avokatja e saj Irena Frçkovska.

“Ka tension të lartë dhe ankth, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, deklaroi Frçkovska.

Janeva u arrestua pas publikimit të përgjimeve nga gazeta italiane ‘’La Verita’’, ku u përfshi në favorizimin e një biznesmeni maqedonas për të fituar një gjyq në të cilin ai po përballej. Ndërkohë, ajo u shkarkua me votim unanim të parlamentit maqedonas nga posti i Prokurores Speciale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022824048995972
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-perfshire-ne-zhvatje-ish-prokurorja-e-larte-e-maqedonise-shtrohet-ne-klinike-181529" }