E përjashtuan nga partia, PD zgjedh pasuesin e Myslim Murrizit në Lushnje

Publikuar tek: politike, më 23:29 16-06-2019 E përjashtuan nga partia, PD zgjedh pasuesin e Myslim Murrizit në Lushnje

Rreth katër muaj pas përjashtimit të Mylsim Murrizit, Partia Demokratike e Lushnjes ka zgjedhur kryetarin e ri.

Murrizi, i cili u përjashtua nga PD-ja pasi nuk pranoi vendimin e kryetarit Lulzim Basha për të djegur mandatin e deputetit, do të pasohet nga Sajmir Korreshi me profesion avokat, i cili fitoi bindshëm përballë rivalit Pandi Boçi.

Për kryetarin e ri votuan 180 drejtuesit e grupseksioneve të PD-së në këtë degë, proces që u mbikqyr nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Sait Dollapi.

dgfergergherherh.jpg

Sajmir Korreshi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019633054733276
array(1) { ["section"]=> string(79) "e-perjashtuan-nga-partia-pd-zgjedh-pasuesin-e-myslim-murrizit-ne-lushnje-168484" }