E përlotur, Emina Cunmulaj zbulon arsyen e trishtë pse vendosi të presë flokët (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:45 14-05-2019 E përlotur, Emina Cunmulaj zbulon arsyen e trishtë pse vendosi të presë flokët (VIDEO)

Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare që gëzon më shumë sukses në botë.

Modelja merr vazhdimisht vëmendjen e mediave rozë dhe shpesh komentohet për karakterin e saj shumë pa komplekse.

Mirëpo, ditën e djeshme ajo i habiti të gjithë me vendimin që kishte marrë për pamjen e saj. Modelja u shfaq me flokë të shkurtra. Por Emina nuk ka vendosur ti presë flokët për shkak të trendit.

Në një video të publikuar në Instagram ajo tregon se flokët do ia dhurojë dikujt që ka nevojë.

"Unë humba mamanë rreth 5 vite e gjysmë më parë për shkak të kancerit. Në muajine gjashtë u ndjeva në faj. Unë kisha flokë të gjatë dhe të bukur. Për shkak të kimioterapisë ishte e tmerrshme që ime më të mbetej pa flokë. Vendosa të prisja flokët dhe ti dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish gjatë. Ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Por ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Kështu që duke prerë flokët dhe duke ia dhuruar dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë më bën më të lumtur", ka thënë ajo me lot në sy.  

-640-0-5cd9d42b9f849.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hakerat sulmojnë WhatsApp-in, thirrja e kompanisë për përdoruesit
Bebe Rexha suprizon mamanë e saj në ditën e nënës: Meriton 1 milion të tilla »
Article Logic
Execution time: 0.011259794235229
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-perlotur-emina-cunmulaj-zbulon-arsyen-e-trishte-pse-vendosi-te-prese-floket-video-164244" }