Një 59 vjeçar nga Lushnja humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti me makinë.
Burime nga policia e Lushnjes thonë se aksidenti ndodhi në orëet e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në fshatin Gradishtë në Lushnje ndërsa viktima është identifikuar si Petraq Sina. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, Sina udhëtonte me bicikletë dhe është plagosur nga një automjet. Policia kreu të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje, ndërkohë që ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Paraprakisht dyshimet janë për shpejtësi nga ana e makinës tej normave të lejuara.