Ndërron jetë në spital këmbësorja që u aksidentua këtë mëngjes në Tiranë.
Mësohet se F.S 70 vjeç ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.
70-vjeçarja u përplas mëngjesin e sotëm në zonën e njohur të kryeqytetit rruga e 'Durrësit' nga një ambulancë e drejtuar nga H.G. Pas aksidentit e moshuara u transportua nga vetë ambulanca që e përplasi në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i ambulancës ndodhet në komisariat. Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.