E premte e zezë për Serbinë, 18 viktima në 24 orët e fundit, spitalet mbushen plot

Publikuar tek: rajon, më 16:21 10-07-2020 E premte e zezë për Serbinë, 18 viktima në 24 orët e fundit, spitalet mbushen plot

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 18 jetë të humbura nga koronavirusi. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç e ka cilësuar ditën e sotme "e premte e zezë", për shkak të numrit të lartë të viktimave nga Covid-19.  

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiç.

Ajo tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097589492797852
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-premte-e-zeze-per-serbine-18-viktima-ne-24-oret-e-fundit-spitalet-mbushen-plot-213445" }