E Premtja e 13-të, origjina e bestytnisë

Publikuar tek: bota, më 16:07 13-10-2017 E Premtja e 13-të, origjina e bestytnisë

Sipas ekspertëve e premtja e 13-të, e njohur edhe si friggatriskaidekaphobia, po dëmton shoqërinë tonë për disa arsye. Në të bashkohet fjala “Frigg”, një perëndeshë norvegjeze dhe fobia nga numri 13 në përgjithësi.

Çdo vit, bota humbet 700 deri në 800 milion dollarë të premten e 13-të, sepse njerëzit refuzojnë  të kryejnë biznes si zakonisht. Shumë njerëz refuzojnë të fluturojnë këtë ditë.

Për më tepër, mbi 80% e ndërtesave të larta e tejkalojnë katin e 13-të, aeroportet përjashtojnë portën 13 dhe spitalet e shmangin dhomën me numër 13.

Por nga e ka origjinën ky supersticion kaq i fortë? Rrënjët i kanë në besimet fetare - të të gjitha vlerave dhe periudhave kohore.

Së pari dhe më e rëndësishmja, është i ftuari i 13-të i Darkës së Fundit (Apostulli i fundit), Juda që tradhëtoi Jezusin sipas Biblës. Më pas kryqëzimi i Jezusit ndodhi të premten. Disa besojnë se Eva e tundoi Adamin ditën e premte.

Gjithashtu, Kodi i lashtë i Babilonisë, Hammurabi e përjashton numrin 13 kur rendit ligjet. Egjiptianët e konsideronin jetën e përtejme si fazën e 13-të të jetës.

Por mallkimi i numrit 13 nuk i ka rrënjët vetëm te Krishtërimi. Në mitologjinë norvegjeze, të 11 miqtë më të afërt të Odinit, babai i të gjitha perëndive, ishin duke darkuar së bashku. Loki, perëndia i së keqes dhe kaosit, hyri dhe shkatërroi festën. Një nga Perënditë, Balderi, zot i gëzimit dhe lumturisë, vdiq atë mbrëmje.

Shumë kohë më vonë, Mbreti i Filipit IV i Francës urdhëroi persekutimin e Kalorësve Templarë të premten, 13 tetor, 1307. Gjatë viteve në vijim mijëra u torturuan e u vranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emri i vajzës së Trump nuk është Ivanka, zbulohet e vërteta
Babai e nxorri jashtë shtëpisë në 3 të mëngjesit, vogëlushja zhduket pa lënë gjurmë »
Article Logic
Execution time: 0.02391505241394
array(1) { ["section"]=> string(45) "e-premtja-e-13-te-origjina-e-bestytnise-95787" }