E premtoi Bebe Rexha, nis ndërtimi i shtëpisë së rrënuar nga tërmeti në Bubq

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 01-06-2020 E premtoi Bebe Rexha, nis ndërtimi i shtëpisë së rrënuar nga tërmeti në Bubq Bebe Rexha gjate vizites ne Bubq

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar i mori jetën 51 personave, por la edhe shumë familje pa shtëpi.

Ndihmat nga shtetet e tjera dhe nga personazhet publikë ishin të shumta, për të ndihmuar familjet që kishin humbur gjithçka pas atij tërmeti.

Menjëherë pas tërmetit, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u nis drejt Shqipëerisë për të ndihmuar disa familje.

Ajo premtoi ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të familjes Musa në Bubq, me paratë që u mblodhën në kohë rekord, ndërsa ditën e djeshme ka nisur edhe ndërtimi i objektit.

Lajmin e ka konfirmuar aktori Bes Kallaku me anë të një video në instagram, i cili shkruan se shtëpisë së rrënuar do ia zënë vendin themelet e reja mbi gurët e buzëqeshjes dhe gëzimit të zemrës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095069408416748
array(1) { ["section"]=> string(82) "e-premtoi-bebe-rexha-nis-ndertimi-i-shtepise-se-rrenuar-nga-termeti-ne-bubq-208572" }